perkthime.de
perkthime.de
Çmimet e tregut
Çmimi i përkthimeve me shkrim rregullohet me ligj dhe përcaktohet nga numri i rreshtave të dokumentit origjinal. Një rresht ka 55 germa. Ligji parashikon çmimin bazë prej 1,55 Euro/rresht për përkthime të thjeshta dhe 2,05 Euro/rresht për tekste të vështira si ato juridike. Informacion për këtë gjeni në këtë faqe zyrtare.
Çmimi i përkthimit të bisedimeve rregullohen gjithashtu me ligj. Një orë shpërblehet nga 70,- €, ndërkohë që si kohë pune llogaritet edhe koha e udhëtimit për të arritur në vendin e porosisë. Porositësi mban edhe shpenzimet e transportit. Informacion për këtë gjeni këtu.
Shërbimi i përkthimit tatohet në Gjermani me Tatimin e Vlerës së Shtuar (MwSt.) prej 19%.
Çmimet e PERKTHIME .DE
Falë arsimimit tim profesional si jurist dhe përkthyes për çështjet juridike, përvojës së punës si dhe faktit që kuptoj pa probleme dialektet kryesore të shqipes, PERKTHIME .DE llogarit çmimin minimal prej 1,75 Euro/rresht.
Çmime të reduktuara
Bindja e PERKTHIME .DE është, që njerëzit në nevojë duhen ndihmuar jo vetëm nga shteti por edhe nga bashkëqytetarët e tyre. Për këtë arsye PERKTHIME .DE ka parashikuar mundësinë, që kush është në hall ose ka pak të ardhura, të paguajë më pak. Kjo është ndihma modeste e PERKTHIME .DE për shoqërinë në përgjithësi, me shpresën që njerëzit të nxiten të ndihmojnë njëri-tjetrin për hir të paqes sociale dhe shpërndarjes së të ardhurave edhe sipas nevojave.
Me këtë bindje PERKTHIME .DE ofron këto ulje:
Nxënës, studentë, të papunë dhe persona me Hartz IV paguajnë 30% më pak
Nga çmimi minimal prej 1,55 Euro/rresht PERKTHIME .DE bën një ulje prej 30 % (rreth 1,- Euro/rresht) për nxënës, studentë, të papunë, persona që jetojnë me ndihmë sociale dhe persona me paaftësi fizike apo mendore. Po këtë ulje PERKTHIME .DE ka parashikuar edhe për përkthimet me gojë.
Azilkërkues dhe nëna që rrisin fëmijët vetëm paguajnë 50% më pak.
Nga çmimi normal prej 1,55 Euro/rresht PERKTHIME .DE bën një ulje prej 50 % për dokumente në lidhje me strehimin politik si dhe nënat që rritin fëmijët vetëm, kur këta jetojnë me Hartz IV. (0,77 Euro/rresht). Po këtë ulje PERKTHIME .DE ka parashikuar edhe për përkthimet me gojë.
Çmimi për përkthimin e dokumenteve
Në rast se ju dëshironi të dini se sa mund të kushtojë një përkthim, ju mund të llogarisni atë vetë në bazë të kritereve të mësipërme. Në rast se dëshironi, ju mund të kontakti PERKTHIME .DE, ku mund të gjeni ndihmën e nevojshme.
Përkthimi i dokumenteve nga Kosova apo Shqipëria që kryhet në mënyrë të përsëritur, si për shembull certifikata lindje, martese dhe të tjera të ngjashme me këto, nuk llogaritet sipas rreshtave. PERKTHIME .DE bën një ulje prej 50% dhe llogarit vetëm 30,- € + tvsh për dokument. Po ashtu përkthimi i dokumenteve të humbjes së shtetësisë të Republikës së Kosovës kushton 40,- € + tvsh.
Fritz-Winter-Str. 10
80807 München T 089 - 999 50 777 M 0172 - 6378558 F 089 - 999 50 778 perkthime@web.de