perkthime.de
perkthime.de
PERKTHIME .DE mund ta kontaktoni çdo ditë.
Më lehtë është të telefononi në numrin 089 - 999 50 777 ose shkruani një email në adresën perkthime@web.de.
Ju lutem mos harroni të lini emrin dhe numrin tuaj të telefonit për t‘ju kontaktuar.
Gjuhët
PERKTHIME .DE përkthen në gjermanisht dhe shqip çdo dokument zyrtar nga Kosova apo Shqipëria, që duhet dorëzuar në një zyrë shtetërore në Gjermani si dhe anasjelltas.
Njohja e përkthimeve
Përkthimet e PERKTHIME .DE njihen nga të gjitha autoritetet gjermane pavarësisht nga landi apo qyteti. Zakonisht ato njihen edhe nga autoritetet shtetërore në Kosovë dhe Shqipëri.
Kurse përkthimet që kryhen nga kolegë në Shqipëri apo Kosovë, zakonishtl nuk njihen nga autoritetet gjermane.
Kohëzgjatja e përkthimeve
PERKTHIME .DE i kryhen porositë zakonisht brenda tri ditëve. Në raste urgjente ato mund të kryhen edhe brenda ditës.
Dërgimi i dokumenteve
Dokumentet mund t'i sillni personalisht në zyrën e PERKTHIME .DE, e cila gjendet afër qendrës së qytetit të Munihut. Për të kursyer kohë dhe rrugë ju mund t'i dërgoni edhe me postë, me telefaks ose me postë elektronike. Adresën dhe përkatëse e gjeni në zërin “KONTAKTI”.
Përkthime zyrtare
Nëse ju duhen përkthime me vulën zyrtare, duhet të dërgoni në PERKTHIME .DE origjinalët ose kopje të vërtetuara të tyre. Përdorni për këtë qëllim ju lutem vetëm shërbimin "Einschreiben Einwurf" të Deutsche Post.
Vizitat në burg
Vizitat e të ndaluarve në gjendje arresti kryhen me leje të gjykatësit-hetues në praninë e një përkthyesi të betuar. PERKTHIME .DE e mbulon këtë shërbim dhe mund t‘ju ndihmojë për kryerjen e formaliteteve në gjykatë me maturinë dhe kompetencën e nevojshme. Shpenzimet në këtë rast mbulohen nga shteti.
Lidhjet e martesave
Në rast se ju doni të lidhni martesë në Gjermani dhe nuk e zotëroni mirë gjermanishten, është e nevojshme, që veprimet përgatitore në zyrën e gjendjes civile (Standesamt) dhe vetë lidhja e martesës, të kryhen në praninë e një përkthyesi të betuar. Në këto raste të gëzueshme PERKTHIME .DE ju ofron me kënaqësi shërbimin e vet me diskrecionin dhe seriozitetin e nevojshëm.
Këshillimet juridike
PERKTHIME .DE ofron shërbimet e veta edhe në rastet kur doni të bisedoni me një avokat për çështje civile, penale apo administrative (rastet e strehimit politik). Shpesh është e mundshme, që shpenzimet të mbulohen nga shteti. Nëse ju lind nevoja, kontaktoni PERKTHIME .DE drejtpërsëdrejti. Avokati juaj mund kontaktojë gjermanisht këtu: www.justizuebersetzer.com.
Vizita mjeksore (MPU)
PERKTHIME .DE ju shoqëron me diskrecionin e nevojshëm edhe gjatë vizitave mjekësore ose rastet e kontrollit psikologjiko-mjeksor MPU, në rastet lidhur me lejen e qarkullimit rrugor.
Ruajtja
Përkthimet tuaja ruhen për shumë vite në arkivin e PERKTHIME .DE dhe nëse ato ju nevojiten përsëri në të ardhmen, mjafton të telefoni ose shkruani një email.
Informacione të tjera
Nëse keni nevojë për të ditur diçka më shumë, mos hezitoni të kontaktoni PERKTHIME .DE.
Fritz-Winter-Str. 10
80807 München T 089 - 999 50 777 M 0172 - 6378558 F 089 - 999 50 778 perkthime@web.de